Shtyrja e rekrutimit për shkak të natyralizimit.
Bëhet shtyrja e rekrutimit tek Forcat e Armatosura për ata të cilët përfitojnë kombësinë greke në bazë të ligjit 3284/2004 (A’ 217) ose në bazë të dispozitave të tjera, e cila parashikon vullnetin e lirë të palës së interesuar për perfitimin e saj.
Kjo shtyrje zgjat një (1) vit nga data e regjistrimit të rekrutit tek Regjistrat e Gjëndjes Civile dhe shkëputet vetëm me kërkesë nga ana e tij.
Shtyrja e sipër përmendur lëshohet nga Insitucioni Ushtarak, në bazë të vendimit të regjistrimit të rekrutëve në Regjistrin e Gjendjes Civile, nga i cili rrjedhon dhe baza për të drejtën ligjore për përfitimin e kombësise Greke.