Arsye objektive të pamundësisë për rekrutim

Të emëruarit për rekrutim janë të detyruar të paraqiten në datat ose afatin kohor të përcaktuar në njësitë e klasifikimit ushtarak, me fletë- thirrjen nga Ministria e Mbrojtjes. Nëse për arsye objektive nuk paraqiten, janë të detyruar të paraqiten me fletë – thirrjen pranë ҫdo autoriteti ushtarak ose policor për të deklaruar arsyet e pamundësisë. Në këtë rast supozohet se është bërë klasifikimi në kohë tek njesitë kompetente brenda pese (5) ditëve nga data e thirrjes për rekrutimin dhe autoritetet e sipër përmendura kanë vërtetuar arsyet objektive të pamundësisë për rekrutim.