Njohja e shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian
Koha gjatë të cilës shtetas grekë kanë qenë me shërbim ushtarak në forcat e armatosura të shteteve aleate (anëtare të NATO-s) ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njihet për të mbuluar detyrimet e tyre të shërbimit ushtarak dhe ҫdo detyrim shtesë ushtarak. Njihet gjithashtu dhe viti për të gjithë ata të cilët kanë qenë me shërbim ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian para përfitimit të kombesise Greke.
Ata të cilët nuk përmbushin të gjitha kushet e sipër përmendura mund të shlyejnë pjesën e mbetur, pas njohjes paraprake të të paktën tre (3) muajve të sherbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Shuma monetare e cila paguhet për të shlyer ҫdo muaj të pjesës së mbetur të sherbimit ushtarak është dyqind (200) euro (Fletorja Zyrtare B1845/05).
Dokumentat e kërkuara:
a) Vërtetim ose ҫertifikatë nga autoriteti vendor i shtetit aleat ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme (me vulë Apostille) dhe e përkthyer, nga i cili te jetë i dukshëm:
1) Viti i shërbimit.
2) Shërbimi u krye në mënyre të armatosur.
3) Dega, arma dhe trupi në të cilin u krye shërbimi.
4) Statusi me të cilin u ofrua shërbimi.
5) Gradat dhe specializimet e marra.
Β) Fotokopje të të dy anëve të kartës se identitetit ose nëse nuk e disponojnë, fotokopje të gjithe faqeve të pasaportës Greke.