Llogaritja e detyrimeve ushtarake të rekrutëve, rezervistëve dhe hoplitëve të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e tre (33) vjeҫ
Ata të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e tre (33) vjeҫ dhe janë të regjistruar ose do të regjistrohen tek Forcat e Armatosura mund të shlyejne pjesën tjetër të shërbimit të tyre ushtarak, pasi të kenë kryer me parë njëzet (20) ditë shërbim ushtarak pranë Forcave të Armatosura. Shlyerja bëhet pernjeherësh ose pjesërisht në bazë të vitit përkatës të shërbimit ushtarak aktual, e cila kërkohet për shkarkim përfundimtar të hoplitëve. Shuma monetare e cila jepet për të shlyer ҫdo muaj të shërbimit të detyruar ushtarak është tetëqind e dhjetë (810) euro. Të dhëna persa i përket shlyerjes i gjeni tek Fletorja Zyrtare B’1854/05.