Zyra e çështjeve ekonomike dhe tregtare

Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës Greke në Tiranë është përgjegjëse për përkrahjen e interesave ekonomike dhe tregtare greke dhe nxitjen e përhapjes drejt tregjeve të jashtme të sipërmarrjeve greke përmes informimit në kohë dhe të besueshëm për tregun e brendshëm.

Më konkretisht, Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare:

• I përgjigjet kërkesave të sipërmarrjeve greke, përmes postës elektronike, duke  siguruar informim të specializuar sipërmarrjeje për tregun shqiptar.

• Publikon buletin mujor informimi me informacion të rëndësishëm me interes                 financiar, tregtar, dhe të sipërmarrjes.

• Ofron shërbime të integruara informimi të sipërmarrjes, përmes portalit www.agora.mfa.gr, tek i cili postohen:

o Guida sipërmarrjeje

o Raporte Vjetore

o Program vjetor të Panaireve më të rëndësishme

o Adresa të vlefshme

o Kërkime tregu produktesh dhe shërbimesh

o Informacion mbi mjedisin ekonomik, marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare, mundësi sipërmarrjeje për aktivitet apo investim

o Buletine mujore informimi

• Ofrohet gjithashtu, mundësia e regjistrimit në buletin elektronik të informimit të personalizuar «Newsletter», në baza ditore, javore ose mujore. Ndjek dhe analizon situatën e përgjithshme ekonomike dhe zhvillimet ekonomike në Shqipëri, studion prodhimin, tregtinë e jashtme dhe transaksionet ndërkombëtare të Shqipërisë, në lidhje me prodhimin dhe tregtinë e jashtme të Greqisë, ndjek vazhdimisht dhe në mënyrë metodike tregun shqiptar, me qëllim që të shfrytëzohen  sa më mirë të jetë e mundshme mundësitë e promovimit të produkteve greke.

• Kontribuon në rrjetëzimin e sipërmarrjeve greke në Shqipëri, me organizimin e konferencave dhe forumeve të sipërmarrjes, mbështetjen e misioneve të sipërmarrjeve, organizimin e takimeve të sipërmarrjeve B2B

• Merr pjesë në evente informimi të cilat organizohen nga institucione të veçanta, dhoma tregtie, ose institucione të tjera në Greqi, me qëllim ofrimin e informimit për tregun shqiptar dhe të mundësive të aktivizimit të sipërmarrësve Grek.

• Organizon evente të karakterit ekonomik (konferenca, simpoziume dhe seminare) me qëllim promovimin e mundësive dhe të perspektivave të ekonomisë greke, zhvillimin e formave bashkëkohore të investimeve, transferimit të teknologjisë dhe bashkëpunimit sipërmarrës dhe zhvillimin e marrëdhënieve sipërmarrëse në Shqipëri.

• Mban komunikim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe nxit zhvillimin e partneriteteve me institucione lokale qeveritare dhe private.

• Kontribuon në promovimin e kuadrit institucional për promovimin e bashkëpunimit bilateral ekonomik dhe tregtar.

• Ndërhyn tek Autoritetet kompetente lokale në rastet, kur sipërmarrjet greke përballen me probleme në aktivitetet e tyre jashtë vendit.

• Ndërrmer çdo përpjekje për të nxitur investimet greke jashtë vendit dhe siguron çdo lehtësim të mundshëm për të tërhequr investimet e huaja në Greqi.

• Kontribuon në formimin e shoqatave dhe grupeve mbështetëse të interesave ekonomike greke dhe promovimin e bashkëpunimit sipërmarrës midis kompanive greke dhe shqiptare.

• Ndërmerr masat e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale të sipërmarrjeve dhe individëve greke.

• Në bashkëpunim me delegacionin e BE-së këtu dhe me Këshilltarët e akreditur Ekonomik dhe Tregtar të Shteteve të tjera anëtare të BE-së, monitoron përshtatjen e Shqipërisë me legjislacionin e BE-së dhe ndihmon me rekomandime dhe vërejtje, që dalin nga veprimtaria e sipërmarrjve greke në tregu shqiptar, në perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë.

Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës Greke nëTiranë, siç gjithë Zyrat e tjera të Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare të Ministrisë së Jashtme, funksionon me Sistem Menaxhimi të Cilësisë, në përputhje me standartin EN  ISO 9001:2008.

Portali elektronik i Zyrës së Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare është :

http://www.agora.mfa.gr/en/offices-of-economic-and-commercial-affairs

Drejtuesja e Zyrës

Maria koumoutsakou
Këshilltar i Parë për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare

z. Efthymios MASOURAS
Sekretar i Dytë për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare

znj. Vassiliki AGORITSA
Sekretare e Dytë për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare

Personel vendas

Znj. Alma Marko

Tirane

Zyra e çështjeve ekonomike dhe tregtare

Rruga “Skenderbej”, No 88, KP.: 1023
Tel:+3554 2228980, 2247323, 2247324
Fax:+3554 2228979
z. Marios BELIBASSAKIS
Këshilltar i Parë për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare