Festa e Ristozit në Mborje të Korçës (21/5/2026)

Festa e Ristozit në Mborje të Korçës (21/5/2026)

Festa e Ristozit u kremtua me një Liturgji Hyjnore solemne në Kishën historike të Ngjalljes të Krishtit (Ristozi), monument i shekullit të 14, në Mborje të Korçës. Në kremtimet madhështore, të cilat edhe këtë vit tërhoqën një numër të madh besimtarësh nga zona më e gjerë e Korçës, mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias.

May 27, 2026