Ambasada e Greqisë në Tiranë fton shoqëritë AON dhe ABIESSE të Shqipërisë, të cilat ushtrojnë aktivitet në objektin e kësaj shkrese dhe dëshirojnë të paraqesin ofertat e tyre për shitje të një gjeneratori të fuqisë PRP nga 50 deri në 60 kVA/Fuqi ESP nga 55 deri në 66 kVA për nevojat e Zyrave të Ambasadës, me kosto totale deri në shumën 13.500,00 euro (pa TVSH) dhe me kriter dhënien e ofertës më të favorshme në bazë të çmimit dhe shërbimeve të ofruara.
Kjo Ftesë është subjekt i termave dhe kushteve të mëposhtme:
1. OBJEKTI I FTESËS
Objekti i kësaj ftese është furnizimi me një (1) gjenerator të fuqisë PRP nga 50 deri në 60 kVA/fuqi ESP nga 55 deri në 66 kVA për nevojat e zyrave të Ambasadës së Greqisë në Tiranë me kosto totale deri në shumën prej 13.500,00 euro (pa TVSH). Kriteri i ofrimit: Oferta më e favorshme nga pikëpamja financiare dhe shërbimet e ofruara.
2. HARTIMI I OFERTAVE
Ofertat dërgohen përmes postës në Ambasadën e Greqisë në Tiranë ose në mënyrë elektronike në adresën e emailit gremb.tir@mfa.gr të Ambasadës së Greqisë në Tiranë në greqisht ose shqip ose anglisht.
3. DOKUMENTE TË NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE
Pjesëmarrësit janë të detyruar, nëse thirren për të marrë përsipër ofrimin, të paraqesin: informacion sigurimi dhe tatimor, ekstrakt të dëshmisë së penalitetit dhe vërtetim përfaqësimi të shoqërisë.
4. OFERTA FINANCIARE
Oferta financiare e kandidatëve do të përfshijë shumat në lekë dhe në euro (me dhe pa TVSH). Në rast se çmimi i ofruar pa TVSH tejkalon buxhetin, oferta e pjesëmarrësit do të refuzohet.
5. PROCEDURA E VLERËSIMIT
Ofertat do të vlerësohen për sa i përket plotësisë së tyre dhe do të zgjidhet ajo më e favorshme
6. PAGESA
Pagesa e kontraktorit do të bëhet nga Ambasada e Greqisë në Tiranë përmes bankës menjëherë pas dorëzimit/instalimit/provës testuese dhe lëshimit të dokumentit ligjor përkatës.
7. BUXHETI
Buxheti arrin në shumën prej trembëdhjetë mijë e pesëqind euro (13.500,00 €), pa TVSH.
8. DORËZIMI I OFERTËS
Të interesuarit mund të dorëzojnë ofertën e tyre me shkrim ose ta dërgojnë në adresën e emailit gremb.tir@mfa.gr deri më datë 25.04.2022, ditë e Hënë dhe në orën 12:00 në Ambasadën e Greqisë në Tiranë. Ofertat angazhojnë kandidatët për periudhën kohore derisa atyre t'u caktohet dorëzimi dhe t'a kryejnë atë.
9. KOHA E DORËZIMIT
Dorëzimi i gjeneratorit duhet të kryhet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pune nga njoftimi me shkrim/elektronik i kontraktorit nga Ambasada e Greqisë në Tiranë.
Kjo Ftesë për Shprehje Interesi do të postohet në Regjistrin Qendror Elektronik të Prokurimeve Publike dhe në faqen e internetit të Ambasadës së Greqisë në Tiranë në adresën: https://www.mfa.gr/albania/presveia/.
Të interesuarit mund të marrin informacion mbi ecurinë e procesit të prokurimit në numrat e telefonit të kontaktit të Ambasadës Greke në Tiranë.
Tiranë, 13/04/2022
April 13, 2022