Nënshkruhen kontratat për kërkime hirdokarburesh

Nënshkruhen kontratat për kërkime hirdokarbureshInvestime që mund të tejkalojnë vlerën 700 milionë euro për kërkimin dhe prodhimin e vendburimeve të hidrokarbureve që vlerësohen në 300 milionë fuçi, shënon nënshkrimi në ministrinë e mjedisit, energjisë dhe ndryshimit klimatik, i kontratave të kocesionit që kanë të bëjnë me zonat e Janinës, Gjirit të Patras dhe Katakolos.

Në ceremoni asistuan nënkryetari i qeverisë dhe ministër i jashtëm Evangelos Venizelos, ministri dhe ministri alternat i mjedisit dhe energjisë, Maniatis dhe Papageorgiu, ministri i energjisë i Britanisë së Madhe Edward Davey dhe ambasadori i Kanadasë Robert Peck. Për shkak të detyrimeve emergjente, nuk mundi të asistojë kryeministri Antonis Samaras, urimet e të cilit i përcolli ministri i energjisë.

Kontratat u nënshkruan me kompanitë e mëposhtme:

-Për zonën tokësore në Janinë, skema ENERGEAN OIL AND GAS/ PETRA PETROLEUM. Vlerësimet për Janinën shkojnë në 50-100 milionë fuçi.

-Për zonën detare të Gjirit të Patras (ku vlerësimet janë 200 milionë fuçi), HELLENIC PETRELEUM/EDISON/PETROCELTIC.

-Për Katakolo, ku vlerësohet se ka rezerva 3 milionë fuçi, me skemën ENERGEAN OIL AND GAS/ TRAJAN OIL & GAS Ltd.

Për nxjerrje hidrokarburesh me sasi 100 milionë fuçi, me çmim mesatar 90 dollarë për fuçi, të ardhurat për buxhetin e shtetit përllogariten në rreth 6 miliardë euro.

ANA/MPA

May 15, 2014