
Më 18 dhjetor 2025, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, zhvilloi një vizitë protokollare në Myftininë e Korçës, ku u prit nga Myftiu i Nderuar i Korçës, z. Ledian Cikalleshi.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të bashkëjetesës paqësore dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve fetare.
December 22, 2025