Rreth Nesh
Konsulli I Përgjithshëm në Korçës
Lajme
Pjesëmarrja e Konsullit të Përgjithshëm z. A. Bouzias në takimin e punës së Kryetarit të Bashkisë së Korçës z. S. Filo me Prefektin e Maqedonisë Perëndimore z. G. Amanatidis (Kozan, 10/2/2026)
Pjesëmarrja e Konsullit të Përgjithshëm z. A. Bouzias në takimin e punës së Kryetarit të Bashkisë së Korçës z. S. Filo me Prefektin e Maqedonisë Perëndimore z. G. Amanatidis (Kozan, 10/2/2026)
Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, mori pjesë në takimin e punës që u zhvillua më 10/2/2026 në Kozanë ndërmjet Kryetarit të Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, dhe Prefektit të Maqedonisë Perëndimore, z. Giorgos Amanatidis.
Objekt i diskutimit ishin perspektivat e bashkëpunimit dypalësh ndërkufitar në një sërë fushash me interes të ndërsjellë, si turizmi, infrastruktura dhe transporti, me synim përmirësimin e ndërlidhjes mes dy rajoneve. Gjithashtu, u trajtuan çështje me interes energjetik, si dhe tema që lidhen me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.


















