Rreth Nesh
Konsulli I Përgjithshëm në Korçës
Lajme
Prerja e pitës së Vitit të Ri në Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Korçë (7.1.2026)
Prerja e pitës së Vitit të Ri në Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Korçë (7.1.2026)
Të mërkurën, më 7 janar 2026, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Korçë u zhvillua ceremonia tradicionale e prerjes së pitës së Vitit të Ri. Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, shkëmbeu urime të përzemërta për Vitin e Ri me stafin e Konsullatës së Përgjithshme.
Në kuadër të aktivitetit, z. Konsull i Përgjithshëm theksoi rëndësinë e misionit të autoritetit konsullor, si edhe nivelin e lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit që karakterizon punën e stafit, duke kontribuar në mënyrë thelbësore në ushtrimin efektiv të detyrave konsullore.



















