Sunday, 12 April 2026
greek albanian
Konsulli I Përgjithshëm në Korçës
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Konsulli I Përgjithshëm në Korçës arrow Lajme arrow Veprimtari festive për përvjetorin kombëtar të 25 Marsit 1821 në Korçë (28/3/2026)

Veprimtari festive për përvjetorin kombëtar të 25 Marsit 1821 në Korçë (28/3/2026)

Në mëngjesin e datës 28 mars 2026 u mbajt një shërbesë fetare (doksologji) në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në prani të Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, autoriteteve vendore, deputetëve të Parlamentit shqiptar, mësuesve, qytetarëve grekë dhe përfaqësuesve të komunitetit grek.
Më pas, në mesditën e së njëjtës ditë, u mbajt një pritje nga Konsulli i Përgjithshëm z. A. Bouzias në një hotel në qendër të qytetit. Në këtë pritje morën pjesë përfaqësues të autoriteteve vendore, të komuniteteve fetare, deputetë të Parlamentit shqiptar, mësues të të gjitha niveleve, qytetarë grekë dhe përfaqësues të komunitetit grek.
Gjatë aktivitetit, Konsulli i Përgjithshëm mbajti fjalimin festiv të ditës, ndërsa kori i Shkollës Greko-Shqiptare “Omiros” interpretoi himnet kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë.