Sunday, 18 January 2026
greek albanian
Fillimi arrow Sherbimet arrow Shërbime të tjera arrow Informacion për aplikim/ rinovim të Pasaportës Greke

Informacion për aplikim/ rinovim të Pasaportës Greke

A) Të dhëna të përgjithshme

Pasaportat greke lëshohen nga autoritetet kompetente policore në Greqi.

Autoritetet Konsullore të Greqisë jashtë vendit janë përgjegjëse ekskluzivisht për:
Pranimin e dokumenteve të nevojshme për lëshimin e një pasaporte të re, transportin e sigurt të tyre tek autoritetet policore greke, marrjen e pasaportave të lëshuara dhe dorëzimin e tyre te të interesuarit (aplikuesit).

Autoriteti Konsullor kompetent në Shqipëri për lëshimin ose rinovimin e pasaportës greke është Zyra Konsullore e Ambasadës së Greqisë në Tiranë.

Të interesuarit duhet të paraqiten personalisht në Zyrën Konsullore, në një datë që do të percaktohet nga punonjësit e Zyrës Kompetente.


B) Dokumentet e nevojshme

Për të rritur

1. Kërkesë të plotësuar.

2. Kartë identiteti policore greke e tipit të ri, ose (nëse nuk ekziston) certifikatë lindjeje greke (kërkohet automatikisht nga Bashkia e regjistrimit të të interesuarit).

3. Pasaporta e mëparshme (nëse bëhet fjalë për rinovim).

4. Katër (4) fotografi dixhitale me ngjyra, të kohëve fundit (brenda muajit), kërkohet sfond me ngjyrë të bardhë ose gri shumë i hapur deri në 5% dhe sipas specifikimeve teknike (fotografi biometrike me ngjyra, përmasa 4x6 cm, të printuara në letër fotografike analoge. Gjatësia e fytyrës nga mjekra deri në majën e ballit duhet të jetë nga 31 mm deri në 35 mm, gjerësia e fytyrës nga veshi në vesh, në pikën ku bashkohet me fytyrën, duhet të jetë nga 20 mm deri në 25 mm). Fytyra duhet të jetë drejtpërdrejt e kthyer nga objekti (aparati fotografik). Nëse fotografitë nuk përmbushin specifikimet, kërkesa refuzohet nga Zyra Qendrore e Lëshimit të Pasaportave në Athinë.

5. Mandat pagesë nga OTP Bank Albania: nevojiten dy mandate të veçanta (të ndara) prej 75 dhe 5 euro (për aplikues mbi 14 vjeç).


Për të mitur

1. Kërkesë të plotësuar.

2. Kartë identiteti policore greke e tipit të ri, ose (nëse nuk ekziston) certifikatë lindjeje greke (kërkohet automatikisht nga Bashkia e regjistrimit të të interesuarit).

3. Pasaporta e mëparshme (nëse bëhet fjalë për rinovim).

4. Katër (4) fotografi dixhitale me ngjyra, të kohëve fundit (brenda muajit), kërkohet sfond me ngjyrë të bardhë ose gri shumë i hapur deri në 5% dhe sipas specifikimeve teknike (fotografi biometrike me ngjyra, përmasa 4x6 cm, të printuara në letër fotografike analoge. Gjatësia e fytyrës nga mjekra deri në majën e ballit duhet të jetë nga 31 mm deri në 35 mm, gjerësia e fytyrës nga veshi në vesh, në pikën ku bashkohet me fytyrën, duhet të jetë nga 20 mm deri në 25 mm). Fytyra duhet të jetë drejtpërdrejt e kthyer nga objekti (aparati fotografik). Nëse fotografitë nuk përmbushin specifikimet, kërkesa refuzohet nga Zyra Qendrore e Lëshimit të Pasaportave në Athinë.

5. Pasaportat ose kartat e identitetit (greke) të prindërve.

6. Mandat pagesë nga OTP Bank Albania:

- Për aplikuesit deri në 14 vjeç: dy mandate të veçanta (të ndara) prej 66 dhe 5 euro.

- Për aplikuesit mbi 14 vjeç: dy mandate të veçanta (të ndara) prej 75 dhe 5 euro.

Shënim: Dokumentet dorëzohen nga të dy prindërit ose kujdestarët ligjorë. Në mungesë të njërit prind, prindi tjetër duhet të ketë pëlqimin/ miratimin e prindit tjetër, ku pëlqimi/ miratimi duhet të jetë lëshuar nga Autoriteti Konsullor ose nga policia greke.


C) Informacione të dobishme

Kosto e shërbimit:

- Për aplikuesit nën 14 vjeç: 71 € (66 + 5)

- Për aplikuesit mbi 14 vjeç: 80 € (75 + 5)

Në rast refuzimi, paguhen vetëm shpenzimet postare (5 €), për paraqitjen e kërkeses së re.


Afati i vlefshmërisë së pasaportës:

- Nën 14 vjeç: 3 vjet

- Mbi 14 vjeç: 10 vjet


Paraqitja e kërkesës për rinovim mund të bëhet deri në 12 muaj para skadimit.

Për marrjen e pasaportës së re kërkohet:

1. Prania fizike e aplikuesit (ose autorizim me shkrim në rast mungese të aplikuesit).

2. Dorëzimi i pasaportës së vjetër (nëse është për rinovim).


Vihet re se: Autoritetet Konsullore të Greqisë jashtë vendit janë përgjegjëse vetëm për marrjen dhe kontrollin e dokumenteve mbështetëse. Policia greke ka përgjegjësinë ekskluzive për lëshimin e pasaportave. Procesi i lëshimit të pasaportës mund të zgjasë deri në tre muaj nga data e aplikimit.

Perditesuar per here te fundit Thursday, 10 July 2025