Wednesday, 10 December 2025
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow 6th InfoCom Albania – Telecom Forum “Time for Business”

6th InfoCom Albania – Telecom Forum “Time for Business”

6th InfoCom Albania – Telecom Forum “Time for Business” Me rastin e Javës së Inovacionit 2015, Ambasada e Greqisë në Tiranë ka kënaqësinë t’ju informojë rreth 6th InfoCom Albania – Telecom Forum “Time for Business”, që do të organizohet të Martën më 12 Maj 2015, në Sheraton Tirana Hotel, nën kujdesin e Ministrit për Inovacionin dhe Administratën Publike, të Autoritetit të Komunikimve Elektronike dhe Postare (AKEP), të Fondacionit Shqiptar të Inovacionit dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë.

Forumi Infocom Albania - Telekom është ngjarja kryesore vjetore për Telekomunikacionin, Informatikën, Internetin, Median dhe Ekonominë Dixhitale në ngritje, i cili është organizuar me sukses në 5 vitet e fundit dhe ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e rrjeteve të bashkëpunimit midis pjesëmarrësve.

Forumi u drejtohet udhëheqësve të tregut të Telekomunikacionit, drejtuesve IT të biznesit, bizneseve me aktivitet teknologjik, qeverisë dhe zyrtarëve të lartë të administratës publike, përfaqësuesve të komuniteteve akademike dhe diplomatike dhe drejtuesve të mendimit publik.

Veprimtaria e këtij viti është titulluar «Koha për Biznes!» (“Time for Business”), dhe demonstron faktin se lidhja midis Telekomunikacionit dhe IT, së bashku me adaptimin e tyre nga qytetarët, sipërmarrjet  dhe qeveria është në gjendje të hap horizonte të reja për sipërmarrjet, dhe për të krijuar ekosisteme të reja ekonomike.

Këtë vit eventi, do të përfshijë gjithashtu, një Tavolinë të Rumbullakët të Institucioneve Rregullatore  Rajonale të Telekomunikacionit, nën patronazhin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ku do të marrin pjesë përfaqësues të gjithë institucioneve Rregullatore të Telekomunikacionit të Europës JugLindore.

Për më shumë informacion, për rendin e ditës të këtij Forumi dhe për regjistrim online, ju lutemi vizitoni faqen e internetit në adresën:

http://www.infocomalbania.com/

Regjistrohuni TANI sepse është TIME FOR BUSINESS!

Perditesuar per here te fundit Thursday, 07 May 2015