Lajme
Lajme më shqip
Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë
Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë
Zëdhënësi
i Ministrisë së Jashtme të Greqisë z Konstantinos Koutras, duke ju përgjigjur
pyetjes së një gazetari në lidhje me disa shkrime në shtypin shqiptar sipas të
cilave, zonat të cilat do të tenderohen
prej qeverisë greke për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi natyror, shtrihen edhe brënda
ujërave territoriale shqiptare, deklaroi si më poshtë:
"Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin. Është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë. Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit".
E Enjte 3 Korrik 2014















