Sunday, 22 March 2026
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow “Persët” e Eskilit në teatrin Antik të Epidaurusit

“Persët” e Eskilit në teatrin Antik të Epidaurusit

Monday, 18 August 2014

“Persët” e Eskilit në teatrin Antik të EpidaurusitVepra kundër luftës e Eskilit, “Persët”, performanca e re e teatrit Shtetëror të Greqisë së Veriut, që po bën një turne në të gjithë Greqinë, është shfaqur në teatrin Antik të Epidaurusit (Epidavros). Shfaqja u duartrokit nga rreth 5.500 spektatorët që e ndoqën.

“Persët” është më e vjetra nga veprat e ruajtura të tragjedianit të madh, Eskilit, me përmbajtje historike, përderisa trajton dhimbjen e persëve kur mësojnë për humbjen e tyre totale në betejën e Salaminas. Dhe kush më mirë se i humburi mund të flasë për të këqijat e luftës? Përmes vajetimit të persëve, Eskili evidenton përmasat e humbjes, promovon moralin dhe vlerat e grekëve fitimtarë, ndërsa dënon arrogancën njerëzore.

ANA-MPA/-