Rreth Nesh
Konsulli I Përgjithshëm në Korçës
Lajme
Aktivitetet e Festimit të Përvjetorit Kombëtar të 28 Tetorit 1940
Aktivitetet e Festimit të Përvjetorit Kombëtar të 28 Tetorit 1940
Ceremonitë e përvitshme për festimin e 28 Tetorit 1940 në Korçë u zhvilluan më 25/10/2025, me pjesëmarrjen e një numri të madh bashkatdhetarësh tanë dhe vizitorësh nga Greqia.
Festimet filluan në fshatin Boboshticë, ku u mbajt një meshë përkujtimore në Kishen e Fjetjes së Hyjlindëses në Boboshticë. Më pas u zhvillua një ceremoni përkujtimore për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke (1940–41) në varrezat e vjetra të fshatit, ku ndodhet edhe monumenti i të rënëve. Ceremonia përfundoi me vendosjen e kurorave nga Konsulli i Përgjithshëm z. Asterios Bouzias, përfaqësues të komunitetit grek dhe të shoqatave etnokulturore lokale. Festimet në Korçë u mbyllën po atë ditë me një pritje të organizuar nga Konsulli i Përgjithshëm. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të autoriteteve lokale, deputetë të Parlamentit shqiptar dhe të Kuvendit të Greqisë, personalitete të jetës ekonomike si dhe anëtarë të komunitetit grek nga e gjithë zona konsullore.




























