Rreth Nesh
Konsulli I Përgjithshëm në Korçës
Lajme
Koncert në qytetin e Korçës, më 26 Tetor 2025, me mbështetjen e simbolike të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Korçë dhe të Bashkisë Korçë
Koncert në qytetin e Korçës, më 26 Tetor 2025, me mbështetjen e simbolike të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Korçë dhe të Bashkisë Korçë
Më 26 tetor, në Korçë, u zhvillua koncerti me titullin “Akor¬de Muzikore – Ura e Miqësisë midis Korçës dhe Selanikut”, me pjesëmarrjen e muzikantëve shqiptarë dhe grekë.
Koncerti u organizua nga Shoqata “Artistët e Skenës”, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së kompozitorëve të mëdhenj grekë Mikis Theodorakis dhe Manos Hatzidakis, me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Korçë dhe të Bashkisë së Korçës. Ngjarja muzikore ishte gjithashtu pjesë e aktiviteteve festive me rastin e përvjetorit kombëtar të 28 tetorit 1940.
Në koncert morën pjesë shumë qytetarë, ndër të cilët edhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, dhe Kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo.




















