Sunday, 22 March 2026
greek albanian
Konsulli I Përgjithshëm në Korçës
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Konsulli I Përgjithshëm në Korçës arrow Lajme arrow Vizita e Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, në fshatin Drenovë (13/3/2026)

Vizita e Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, në fshatin Drenovë (13/3/2026)

Të premten e kaluar, më 13 Mars 2026, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, vizitoi fshatin Drenovë të Bashkisë së Korçës. Drenova është qendër e Njësisë Administrative, e cila përfshin gjithashtu fshatrat Boboshticë, Mborje dhe Dardhë. Në Drenovë, si edhe në fshatrat e tjera të kësaj njësie administrative, ka pasur gjithmonë një prani të konsiderueshme të bashkëkombësve grekë.
Gjatë vizitës së tij, Konsulli i Përgjithshëm u takua me autoritetet vendore, vizitoi Kishën e Fjetjes së Shën Mërisë dhe shkollën historike të Drenovës, si dhe bisedoi me anëtarët e komunitetit grek që jetojnë atje.