Sunday, 22 March 2026
greek albanian
Konsulli I Përgjithshëm në Korçës
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Konsulli I Përgjithshëm në Korçës arrow Lajme arrow Vizitë edukative e studentëve të Shkencave Politike të Universitetit “Fan Noli” në Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Korçë (11/3/2026)

Vizitë edukative e studentëve të Shkencave Politike të Universitetit “Fan Noli” në Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Korçë (11/3/2026)

Më 11 mars 2026, Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë u vizitua nga studentë dhe studente të Shkencave Politike të Universitetit “Fan Noli”, të shoqëruar nga Kryetarja e Departamentit të Shkencave Sociale të universitetit, znj. Suela Dinellari, si dhe nga lektori i departamentit, z. Jordan Jorgji.
Studentët dhe studentet, pasi u njohën me ndërtesën historike të Konsullatës së Përgjithshme, patën mundësinë të zhvillonin një diskutim me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, z. Asterio Bouzia, mbi çështje që lidhen me studimet e tyre, si edhe mbi profesionin dhe rolin e diplomatit.