Sherbimet
Shërbime të tjera
Ҫështje ushtarake
Ҫështje ushtarake
- Indeksi Artikullit
- Fillimi
- Dorëzimi i fletës së regjistrimit.
- Shtyrja e rekrutimit për shkak të natyralizimit
- Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi.
- Shtyrja e rekrutimit për arsye sociale.
- Shtyrja e rekrutimit për rezidentë të përhershëm jashtë vendit.
- Kohëzgjatja e detyrimit ushtarak për rezidentët e përhershëm jashtë vendit.
- Pamundësia për tu transferuar për rekrutim për ushtarët dhe rezervistët, për arsye shëndetësore.
- Arsye objektive të pamundësisë për rekrutim.
- Njohja e shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
- Llogaritja e detyrimeve ushtarake të rekrutëve, rezervistëve dhe hoplitëve të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e tre (33) vjeҫ
- Përjashtim nga kryerja e shërbimit ushtarak për rekrutët rezervë.
- Kalimi si rezervistë të cilët janë rezidente jashtë vendit.
- Legalizime-Përkthime të dokumentave për përdorim ushtarak
Pamundësia për tu transferuar për rekrutim për ushtarët dhe rezervistët, për arsye shëndetësore.
Për ekzaminimin mjeksor të aftësisë fizike të rezervistëve dhe rekrutëve të cilët janë banorë të përhershëm ose të përkohshëm në Shqipëri dhe për arsye shëndetësore nuk janë në gjendje të klasifikohen tek thirrja për rekrutim, është kompetent një komision i posaҫëm ushtarak i themeluar nga institucioni konsullor i cili përbëhet nga:
- Titullari i autoritetit konsullor ose zëvendësi i tij zyrtar, si kryetarë të komisionit.
- Një oficer të korpusit ushtarak, dhe nëse nuk shërben në konsullatë, një oficer të forcave të armatosura ose korpusit ushtarak, dhe nëse të sipër përmendurit mungojnë, atëherë dy shtetas grekë paraqiten si anëtarë të komisionit.
- Një punonjës grek nga stafi i autoritetit konsullor, si anëtar.
- Nje mjek grek, dhe nëse nuk ekziston, një mjek të huaj si anëtar.
Tarifa mjeksore paguhet nga i ekzaminuari.
Komisioni i posaҫëm ushtarak ngrihet ҫdo vit në mënyrë të detyrueshme brenda muajit dhjetor të vitit paraardhes, me akt të titullarit të autoritetit konsullor përkatës, përkatësisht i thirrur me akt të kryetarit, pas kërkesave të të klasifikuarve për pamundësi të rekrutimit për arsye shëndetësore, të cilës i bashkangjitet fleta e regjistrimit për shërbimin ushtarak.
Ekzaminimi i pacientëve bëhet para datës kur ai është i detyruar për tu paraqitur për rekrutim dhe deri në pesë (5) ditë pune pas kësaj date. Veҫanërisht në rastin e pacientëve të cilët vuajnë nga lëndime trupore dhe që dukshëm janë të pa përshtatshëm për të kryer shërbimin ushtarak, ekzaminimi mund të kryhet edhe pas afateve të sipër përmendura.
Dokumentat e kërkuara: Kërkesë, Fletë- thirrja për rekrutim, vërtetime mjeksore dhe ҫertifikata përkatëse ku citohen arsyet shëndetësore, mandat- pagese dhjetë (10) euro nga Alpha Bank (Për Zyrën Konsullore të Ambasadës Greke në Tiranë dhe Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër) ose Abi Bank (Për Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Korҫë).















